Aktualitet

Gjuha shqipe rrezikon të mos ketë përdorim zyrtar! Çfarë po ndodh në Maqedoninë e Veriut

Gjuha shqipe rrezikon të mos ketë përdorim zyrtar!

Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut po shqyrton heqjen e
statusit të veçantë ndaj gjuhës shqipes, dhe kjo është kundërshtuar nga shqiptarët që jeton në vendin fqinj dhe jo vetëm.

Nëse ky ligj do të miratohet gjuha shqipe e cila ka përdorim nga 20% e popullsisë në Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë më përdorim zyrtar.


Çfarë thotë ligji për përdorimin e gjuhëve?

Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, institucionet shtetërore në Maqedoninë e Veriut detyrohen të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20% e qytetarëve të vendit. Kjo përfshin gjuhën shqipe, e cila përmendet si gjuha e një pjese të konsiderueshme të popullatës dhe përkufizohet në nenin e parë të këtij ligji. Sipas këtij ligji: Shqiptarët kanë të drejtën të përdorin gjuhën shqipe në të gjitha institucionet shtetërore, si edhe dokumentet zyrtare mund të jenë në të dy gjuhët.
Shfuqizimi i ligjit ka të bëjë me të drejtën e përdorimit të gjuhëve në hapësirën publike, një e drejtë e madhe kushtetuese, që shqiptarët e arritën me shumë përpjekje. Ajo u sanksionua në Marrëveshjen e Ohrit me ligj të veçantë. Shfuqizimi i ligjit do të cenonte statusin zyrtar të gjuhës shqipe në nivel kombëtar. Shqiptarët do të humbisnin disa të drejta të garantuara aktualisht, si përdorimi i shqipes në administratën publike, dokumentacionin shtetëror dhe institucionet tjera zyrtare

Sot Gjykata Kushtetuese në Shkup shtyu seancën e sotme, pasi dy gjyqtarët shqiptarë e bojkotuan atë.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë një seancë përgatitore për Ligjin e Gjuhëve, ku do të dëgjohen mendimet e ekspertëve “pro” dhe “kundër” mbi dispozitat kontestuese, ndërsa sot nuk do të ketë vendim


Kryeministri Edi Rama i është bashkuar shqetësimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbi rrezikun e gjuhës shqipe: Është në një kontekst të pashpjegueshëm për mua në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Unë nuk them që ata që besojnë në Gjykatën Kushtetuese të vendeve të tjera e kanë gabim, por unë mendoj se çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është çështje e ligjeve apo vullneteve të përkohshme të partive politike. Them të përkohshme se partitë politike zgjidhen 1 herë në 4 vjet dhe herë janë në një anë herë në tjetrën, por gjuha shqipenë Maqedoninë e veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm të mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë dhe një mënyrë të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve.