Aktualitet

Gjykata e Apelit hedh poshtë padinë e përmbaruesve ndaj Ministrisë së Drejtësisë. Do u bëhet 'Vetting'

Gjykata e Apelit hedh poshtë padinë e përmbaruesve ndaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Përmbaruesit privatë do duhet të vetëdeklarojnë të dhënat e tyra pranë ministrisë së Drejtësisë brenda 30 ditësh.

Gjykata e Apelit administrative ka hedhur poshtë padinë që përmbaruesit privatë i bënë ministrisë së Drejtësisë me në krye Etidla Gjonaj, pasi sipas tyre vetëdeklarimi është shkelje.

Kështu urdhri 190 lihet në fuqi. Përmbaruesit mes të tjerash do duhet të tregojnë arsimin dhe eksperiencën në punë para se të bëheshin përmbarues.

Me një Urdhër të firmosur në Qershor 2020, Ministria e Drejtësisë kërkon nga Përmbaruesit Privatë që të vetëdeklarojnë të dhënat e tyre personale dhe aktivitetit profesional, sipas parashikimeve të ligjit 26/2019 “Për Shërbimin e Përmbarimit Gjyqësor Privatë”.

Por nga Dhoma e Përmbaruesve Privatë thuhet se Urdhri i Ministres tejkalon kërkesat ligjore, duke parashikuar që ata të vetëdeklarojnë edhe për aktivitetin e tyre para se të licensoheshin si përmbarues, si edhe masat disiplinore apo gjendjen gjyqësore. Po ashtu thuhet se Ministria e Drejtësisë parashikon penalitete në rast se formularët e vetëdeklarimit nuk janë plotësuar saktë. 

Gjykata e Apelit hedh poshtë padinë e përmbaruesve ndaj
Pjesë nga padia e Dhomës së Përmbaruesve Privatë kundër Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ky vendim i ministrisë së Drejtësisë është cilësuar nga përmbaruesit si 'veting ministror”, ku pretendohet të jetë në kundërshtim të plotë me ligjin dhe mund të përdoret si shantazh ndaj tyre gjatë ushtrimit të profesionit.

Gjykata e Apelit hedh poshtë padinë e përmbaruesve ndaj

Gjykata e Apelit hedh poshtë padinë e përmbaruesve ndaj
Urdhri për “Vetingun” e noterëve, Janar 2019