Aktualitet

Gjykata e Lartë bllokon HEC-et në Valbonë

Gjykata e Lartë bllokon HEC-et në Valbonë

HEC-et në Valbonë nuk do të vijojnë të ndërtohen, pa patur një vendim të formës së prerë nga Gjykata. Vendimi u mor nga Gjykata e Lartë sot dhe aktualisht ky vendim pengon punimin për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.

Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe Shoqatës “TOKA”, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, të përfaqësuar nga zyra e avokatisë KALO & ASSOCIATES, për kundërshtimin e projektit të ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës.

Gjykata e Lartë bllokon HEC-et në Valbonë

Shoqata i dërgoi kërkesë-padi Gjykatës Administrative që në vitin 2017, ndërsa sot Gjykata e Lartë njoftoi se ka pranuar kërkesën për shyqrtimin, duke pezulluar nisjen e punimeve.

Në njoftimin e Gjykatës së Lartë thuhet:

“U vendos për pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”.

*Tiranapost.al.