Aktualitet

Gjykata e Lartë kalon për rigjykim dosjen "Tahiri"

Gjykata e Lartë kalon për rigjykim dosjen "Tahiri"

Gjykata e Lartë ka kaluar për rigjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit.

Saimir Tahiri është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërkohë që Jaeld Çela është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.

Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës janë akuzuar për trafik droge.

Apeli e ktheu për rigjykim dosjen në shkallën e parë, ndërsa Saimir Tahiri dhe Çela iu drejtuan gjykatës së Lartë me rekurs.