Aktualitet

Gjykata e Lartë merr vendimin për Berishën

Gjykata e Lartë merr vendimin për Berishën

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë të “Arrestit në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Me një vendim të marrë nga Kolegji i Posaçëm, Gjykata e Lartë, rrëzoi rekursin e ish-kryeministrit për heqjen e masës së sigurisë.

Vendimi shkallës më të lartë të gjyqësorit, vjen pas rrëzimit më herët të kërkesave të Berishës për heqjen e “Arrestit në shtëpi”, në Shkallën e Parë dhe Apel.

“Kolegji Penal, pasi shqyrtoi në tërësi dhe në themel të gjitha shkaqet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 15 datë 25.01.2024, të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.