Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Saimir Tahirit për lirimin nga qelia

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Saimir Tahirit për

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahiri për lirimin nga qelia. Tahiri kërkoi që të pezullohet ekzekutimin e dënimit të tij me burg pasi sipas tij vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin, ndërsa theksonte se është i rrezikuar nga subjektet e krimit.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua nga Apeli i GJKKO për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie dhe po vuan dënimin në burgun e Fierit.