Aktualitet

Gjykata e Posaçme kthen për plotësim hetimesh një nga fraksionet e dosjes 339

Gjykata e Posaçme kthen për plotësim hetimesh një nga

Gjykata e Posaçme ka kthyer për plotësim hetimesh një nga fraksionet e dosjes së famshme të përgjimeve, 339. Sipas gjyqtares së Gjykatës akuza e SPAK nuk është e qartë dhe ka nevojë për plotësim të hetimeve. 

Në dosjen 339 janë 24 të pandehur, mes tyre anëtarët e fisit të Avdylajve të Shijakut dhe të akuzuarit për laboratorin e drogës në Brenog të Hasit.  Gjykata thotë se prokuroria nuk i ka individualizuar akuzat për të pandehurit, referuar episodeve kriminale për të cilat akuzohe.
Duke i dhënë kështu 2 javë kohë prokurorisë për saktësimin e akuzave.

Prokuroria nga ana tjetër vijon hetimet për dosjen 339/1, që lidhet me shit-blerjen e votave.