Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurisë për bashkëshortin e gjyqtares Mimoza Margjeka

E Martë 1 Dhjetor 2020, 11:46
TiranaPost
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka ndryshuar masën e sigurisë për Arben Carën, bashkëshortin e gjyqtares Mimoza Margjeka të arrestuar për korrupsion.
Pas kërkesës së avokateve të tij mbrojtës Gjykata vendosi masën e “arrestit shtëpiak” për Carën.
Gjyqtarja Mimoza Margjeka, komanduar në Apelin e Korçës, akuzohet për se ka marrë ryshfet 6000 euro për të liruar nga qelia një të dënuar. Po ashtu Margjeka refuzoi mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit.
Pjesë e kësaj skeme korruptive ishte edhe bashkëshorti i gjyqtares, Arben Cara, avokati Skënder Demiraj, i cili është nën masën e sigurisë “arrest në shtëpie” dhe Nejton Bali e Klaudjo Zhilla të cilët po ashtu janë nën masën e sigurisë “arrest me burg”.