Aktualitet

Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK. Resorti Golden mund t’i kthehet pronarit në Shijak

Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK. Resorti Golden mund t’i kthehet

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK për të konfiskuar pasurinë e Altin Hajrit, i cili ka në pronësi Resortin Golden. Në vendimin e GJKKO thuhet se pasuria nuk mund të konfiskohet dhe nuk duhet t’i kalojë shtetit për sa kohë nuk ka prova dhe fakte mbi mos-justifikimin e pasurisë.

“Golden Resort” ishte pasuria e pare e sekuestruar nga Operacioni Forca e Ligjit-OFL. Masa e sekuestrimit u vendos pasi anëtarë të fisit Hajri u dyshuan për rrëmbimin dhe vrasjen Jan Prengës. Akuza nuk është faktuar, ndërsa të ndaluarit nuk kanë marrë as dënim për ngjarjen.

49 vjeçari Jan Prenga u rrëmbye forcërisht me 17 janar në Kamzë. Me datë 28 janar policia konfirmoi vdekjen e tij.

Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK. Resorti Golden mund t’i kthehet

Hetimi i SPAK-ut për mos-justifikimin e pasurisë nuk e ka bindur GJKKO-në, duke rrëzuar kështu edhe veprimet e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsionit.

Çfarë po ndodh aktualisht me Golden Resort:

“Golden Resort” ndodhet në Shijak, aktualisht është nën menaxhimin e agjencisë së aseteve të sekuestruara. Nëse SPAK e humb çështjen në Apel, prona i kalon pronarit, Altin Hajrit.

Ndërkaq, mësohet se më 20 maj do të jetë seanca në Apelin e GJKKO-së, pasi Prokuroria e Posaçme ankimoi vendimin e shkallës së Parë.

*Tiranapost.al.