Aktualitet

Gjykata e Posaçme shpall moskompetencë për akuzat ndaj Arben Ndokës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lezhës

Gjykata e Posaçme shpall moskompetencë për akuzat ndaj Arben

Gjykata e Posaçme ka shpallur moskompetencën për akuzat ndaj ish-deputetit, Arben Ndoka, ndërkohë që çështja i është rikthyer Gjykatës së Lezhës.

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur mos-kompetencën për akuzat ndaj ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

Ndoka kërkoi që t’i hiqej masa e sigurisë “Arrest me burg”, por me shpalljen e moskompetencës nga GJKKO, çështja ka kaluar në Gjykatën e Lezhës. Atij i është hequr akuza e grupit kriminal.
Ish - deputeti akuzohet së bashku me 12 persona të tjerë për tjetërsim pronash në “Rana e Hedhun” në Lezhë.

Në 2016 - ën si pjesë e dosjes “339”, Ndokajt dolën në përgjime me Avdylajt e Shijakut për trafik droge dhe nga këto përgjime prokuroria konstatoi edhe çështjen e "Ranës së hedhur".

Mbi të akuzuarit rëndojnë edhe akuza të tilla si: falsifikim, tjetersim dhe përvetësim i 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare të Lezhës.