Aktualitet

Gjyqi i Johnny Depp është lënë për 2022-shin

Gjyqi i Johnny Depp është lënë për 2022-shin

Gjyqi i shpifjes së Johnny Depp kundër ish-gruas Amber Heard është shtyrë përsëri dhe për kur? Për në 2022-shin, në 11 prill. Procesi gjyqësor pritet të zgjasë rreth dy javë.

Depp e akuzon ish-in e tij, Amber Heard për shpifje. Heard, në një intervistë në 2018-ën për Washington Post pretendoi se ishte viktimë e abuzimit në familje. 57-vjeçari Depp ka mohuar vazhdimisht akuzat për abuzim fizik. Ai kërkon 50 milionë dollarë.

Nga ana tjetër, Heard e ka paditur gjithashtu dhe kërkon 100 milionë dollarë. Gjyqi ka qenë i programuar që në maj të 2020-ës, por është shtyrë vazhdimisht prej koronavirusit.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al