Aktualitet

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha kërkon daljen nga qelia. Gjykata rrëzon kërkesën

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha kërkon daljen nga qelia. Gjykata rrëzon

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares Enkeleida Hoxha për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Prej 11 shkurtit të vitit të kaluar Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK. Bashkë me 9 persona të tjerë u vu në pranga dhe akuzohet për korrupsion.

Hoxha ka kërkuar disa herë ndryshimin e masës së sigurisë, pasi ka një vajzë të mitur dhe një djalë me çrregullime të spektrit autik të cilët aktualisht qëndrojnë në shtëpi me gjyshërit e moshuar.

VENDIMI I GJYKATES

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 11.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 113, datë 09.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit mbi konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg””, në ngarkim të të pandehurës E.H., ku trupi gjykues i përbërë nga kryesuese Miliana Muça, anëtare Saida Dollani dhe Igerta Hysi, vendosi:

1.Rrëzimin e kërkesës së kërkueses, të pandehurës E.H., me objekt “konstatimi i shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 14, datë 10.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.