Aktualitet

Mori 6 mijë euro ryshfet/ Gjyqtarja Margjeka kërkon leje të dalë nga shtëpia: Kam vajzën me gjendje hemoragjie, dua ta shoqëroj në spital

Mori 6 mijë euro ryshfet/ Gjyqtarja Margjeka kërkon leje të

Gjyqtarja Mimoza Margjeka, komanduar në Apelin e Korçës, ka kërkuar leje nga SPAK për të vizituar vajzën e saj.

Margjeka ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por në kërkesën drejtuar SPAK gjyqtarja thekson se ka vajzën sëmurë dhe duhet ta shoqërojë në spital.

Gjyqtarja akuzohet se ishte pjesë e skemës së korrupsionit dhe se ka përfituar 6 mijë euro.

 “Gjatë kohës që ndodhem në masë arrest shtëpie vajza ime ka manifestuar një gjendje hemorragjie, gjak nga hundët, ngjarje e ndodhuer në datën 15.09.2020. Kam njoftuar mjekun e lagjes, i cili nëpërmjet rekomandimit me shkrim ka udhëzuar për vizitë klinike pranë specialistit përkatës. Në kushtet që ndodhen në arrest shtëpie e kam të pamundur të asistoj vizitat dhe mjekimin e vajzës për shkak se edhe bashkëshorti siç edhe jeni në dijeni ndodhet në paraburgim me vendim gjykatë dhe nuk kam njerëz të tjerë familjare apo të afërm të më ndihmojë. Ju lutem më mundësoni nëpërmjet ndonjë akti shkresor të lëshuar nga ju, miratimin e shoqërimit të vajzës në kryerjen e vizitave mjekësore”, thuhet në shkresën e gjyqtares siguruar nga “News24”.

Pas kërkesës së saj Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos e miratojë lejen e gjyqtares.

Kujtojmë se pjesë e kësaj skeme korruptive ishte edhe bashkëshorti i gjyqtares, Arben Cara, i cili është lënë në “arrest me burg”, avokati Skënder Demiraj, i cili është nën masën e sigurisë “arrest në shtëpie” dhe  Nejton Bali e Klaudjo Zhilla të cilët po ashtu janë nën masën e sigurisë “arrest me burg”.