FACT CHECK

Gjyshi i Elva Margaritit një nga arkitektët e TK dhe përgjigjja e ministres për mendimin e tij teknik

Gjyshi i Elva Margaritit një nga arkitektët e TK dhe përgjigjja e

Tiranapost në vijim të rubrikës fact-check, këtë herë ka zbardhur një video që ditën e djeshme bëri zhurmë në portale. Do të ishte sigurisht një lajm bombë nëse një ministre del kundër gjyshit të saj për politikë, por edhe pse shpesh gjejmë gabime në Instagramin e Margaritit këtë herë në këtë video i japim të drejtë. Çfarë ka thënë ajo në Open kur është pyetur për gjyshin e saj?

Disa portale vershuan me tituj duke thënë se Margariti mendon ndryshe nga gjyshi Anton Lufti , por çfarë ka thënë në bisedën me Eni Vasilin ministrja e Kulturës?

Lexojeni më poshtë:

Margariti: Unë nga ana teknike si arkitekte e kam thënë dhe në intervista të tjera, ka një qasje drejt restaurimit ashtu siç e kemi mësuar në shkollë, totalisht konservativ, që lidhet ngushtësisht me çdo element që duhet të ruhet në origjinën në gjenezën e tij dhe këtu fillojmë e ndahemi.

Eni Vasili: Pra si studente e shkollës fiorentine nuk do mund të miratoje shembjen e një godine parimisht, që përfaqëson trashëgimi pavarësisht se nuk është e vjetër sa ato të Firences?

Margariti:  Do krijonte një debat të gjatë teknik se çfarë do të thoshte restaurimi i asaj godine se nuk është si restaurimi i Bylisit, Butrintit.

Eni Vasili: Meqënëse jemi te restaurimi. Dikush më shkruan, nuk e di sa e vërtetë: që gjyshi i zonjës Margariti ka qenë një arkitekt i një ndërhyrjeje të restaurimit në teatër, është e vërtetë? Sapo më erdhi ky mesazh.

Margariti: E para falenderoj posaçërisht persona të cilët u kujtuan të përmendin gjyshin tim, Po e vërtetë që ka qenë një ndër arkitektët shumë të shquar dhe të zotë, ndoshta s’më takon mua të flas me superlativa për gjyshin tim. Por ashtu siç është politizuar tashmë çdo shfaqje që lidhet me teartrin, për gjyshin tim u kujtuan të flasin në këtë muaj.

Eni: Do kishte qenë dakord gjyshi me shembjen e teatrit?

Margariti: Do kisha dashur ta pyesja personalisht por është e pamundur

Eni: Ju nuk keni një mendim tuaj për aq sa e njihini gjyshin tuaj se çfarë mendimi kishte për teatrin, nuk e ka lënë këtë vlerësim.

Margariti: Unë gjyshin nuk e kam njohur, e kam përcjellë në tregimet e tij dhe veprat që ka lënë pas. Se çfarë mendimi kishte gjyshi im është një mendim teknik, dhe midis teknikëve mund të hajë shumë debate dhe kështu që nuk do të përcjellim fjalën e gjyshit tim. Më duket e tepërt.