Aktualitet

Gjysma e Tiranës e ka kaluar Covid! Akademia e Shkencave publikon të dhënat e studimit për imunitetin në vend

Gjysma e Tiranës e ka kaluar Covid! Akademia e Shkencave publikon të

Rreth 50% e popullsisë në Tiranë tashmë kanë antitrupa për Covid. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Akademia e Shkencave mbi fazën e dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë në bazë të dhënave prej depistimit.

Ndërsa në rang kombëtar imuniteti për Covid është rreth 25%.

Mjekët Genc Sulçebe dhe Alban Ylli që kanë drejtuar studimin e fundit, se duhet të bëjmë kujdes pasi imuniteti në Shqipëri është relativisht i ulët.

Gjysma e Tiranës e ka kaluar Covid! Akademia e Shkencave publikon të
Mjeku Genc Sulçebe

Ata u shprehën se deri më tani nuk ka të dhëna që versioni i ri i koronavirusit, që vjen nga Afrika e Jugut, ka vdekshmëri më të lartë.

“Në Shqipëri niveli i imunitetit dhe i kontaktit me virusin duket se është 25%. Imuniteti është ende i ulët përvec Tiranës ku presim valë më të ulta. Në Tiranë imuniteti ëhstë 50%, por ende popullata e pergjitshme ka potencial te qarkulloje virusin. Është lajm i mirë imunizimi në kryeqytet, por nuk ka arsye të festojmë”, tha Ylli.

Akademia e Shkencave ka ndjekur në vazhdimësi nivelin e imunitetit të fituar në popullatë ndaj Sars Cov-2, nëpërmjet testimeve serologjike të realizuara nga specialistët imunologë, pjesë e shërbimit të imunologjisë pranë QSUT, anëtarë e bashkëpunëtorë të Akademisë.

*Foto kryesore nga @afrim.peposhi