Aktualitet

Grabitet një kambist në Sarandë! 2 persona e dhunojnë dhe përvetësojnë 5 milion lek

Grabitet një kambist në Sarandë! 2 persona e dhunojnë dhe

Një kambist është dhunuar pasditen e sotme në qytetin e Sarandës nga dy persona ende të paidentifikuar të cilët pasi i kanë zënë pritë afër banesës i janë grabitur 5 milion lek të vjetra.

Ngjarja ka ndodhur pasi kambisti ishte duke u kthyer në pallatin e tij në lagjen nr.4 të Sarandës dhe është goditur papritur nga dy persona të maskuar që më pas e kanë grabitur.

Policia e Sarandës ka shkuar në vendngjarja dhe po punon për mbledhjen e provave, përfshirë marrjen e kamerave të sigurisë të instaluara në zonën përreth.

Tiranapost.al