Aktualitet

Grabitet punonjësi i një pike Exchange në Tiranë

Grabitet punonjësi i një pike Exchange në Tiranë

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Rrugës së Kavajës në Tiranë. Autorët dyshohet të kenë marrë një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra. Ata kanë dhunuar punonjësin 55 vjeçar i cili mblidhte shumat dhe i dorëzonte ato në bankë.

Sipas informacioneve të para, kanë qenë dy persona të maskuar të cilët kanë kryer grabitjen në kohën kur punonjësi po dërgonte me motor shumën monetare drejt bankës. Më parë ata janë larguar me shpejtësi.

Policia ka nisur kërkimet për autorët dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

*Tiranapost.al.