Aktualitet

Gramoz Ruçi cakton datën kur do të votohet për Sistemin Zgjedhor

Gramoz Ruçi cakton datën kur do të votohet për Sistemin

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u mblodh sot në një takim online. U diskutua për projektligjin e 29 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese.

Dy nenet që do të ndryshojë opozita parlamentare janë sistemi zgjedhor dhe koalicionet parazgjedhore, për të parën kërkon lista të hapura, kurse për të dytën kërkon ndalim të tyre.

Pas mbledhjes, kryeparlamentari Gramoz Ruçi përcaktoi 30 korrikun si datën e votimit (nëse do ketë ndryshim në sistemin zgjedhor) në Parlament.