Aktualitet

Grenell dorëhiqet nga posti, Trump i bën dhuratë karrigen: I pari homoseksual...

Grenell dorëhiqet nga posti, Trump i bën dhuratë karrigen: I pari

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi ka dhënë sot dorëheqjen nga departamenti amerikan i shtetit. Ai do të vijojë si i dërguar i posaçëm në Kosovë, por largimi ka të bëjë me pozicionin në ambasadën amerikane në Berlin.

Vetë Grenell ka postuar një status në rrjetet sociale ku tregon dhe dhuratën që i kishtë bërë Trump: I kishte dhënë karrigen e tij ku është ulur.

Por pse Trump bëri këtë gjest? Grenell shkruan:

“Sot zyrtarisht paraqita dorëheqjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Dhe Presidenti Donald Trump më prezantoi dhuratën me rastin e largimit.– karrigen time të zyrës.

Sekretarët e përkohshëm nuk marrin karrige por Presidenti Trump donte që unë të kisha karrigen time, pasi siç tha ai, “ti je i pari Sekretar kabineti që deklaron hapur se je homoseksual dhe kjo është një çështje madhore”.

Grenell dorëhiqet nga posti, Trump i bën dhuratë karrigen: I pari