Aktualitet

Greqia do furnizojë Shqipërinë me vaksinën anti-Covid!

Greqia do furnizojë Shqipërinë me vaksinën anti-Covid!

Greqia do t’i sigurojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut vaksinën COVID-19. Lajmi u dha nga kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në një intervistë për Mia.mk, ndërsa këtë ia siguroi homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Mitsotakis shprehu gatishmëri që Greqia, si një anëtare e BE-së, të kërkojë që furnizimi i vaksinave në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të kalojë përmes saj, sepse zakonisht u sigurohet vendeve anëtare dhe pastaj vendeve kandidate. Nëse do të mund të sigurohet 15 në 20 ditë para, atëherë është e mirëseardhur”, tha Zaev.

Greqia do furnizojë Shqipërinë me vaksinën anti-Covid!

Në fund të këtij viti, Greqia nëpërmjet BE do të marrë vaksinën ndaj COVID-19 të krijuar nga Universiteti i Oksfordit, por prodhuar nga gjigandi farmaceutik AstraZeneca. Ndërkohë tashmë BE ka dhënë mundësinë që vendet partnere, jo në BE mund ta përfitojnë në rast se u jepet si donacion nga vendet e BE, u shitet prej tyre, ose ua jep vetë OBSH.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut e ka siguruar edhe nga Polonia një garanci.