Aktualitet

Greqia mban mbyllur kufirin me Shqipërinë deri në fund muaji

Greqia mban mbyllur kufirin me Shqipërinë deri në fund muaji

Qeveria greke ka nxjerrë në fletoren zyrtare vendimin për të vijuar me bllokimin e hapjes së kufirit me Shqipërinë, për qytetarët e thjeshtë. për shkak të koronavirusit. Sipas vendimit, deri në datën 30 shtator, nuk do lejohet asnjë qytetar shqiptar, pa dokumente apo letërnjoftim grek që të shkojë, kryesisht për turizëm. Nuk dihet nëse pas kësaj date do ketë ndryshimi por gjasat nuk janë për hapje.

Ndërkaq, në dy pikat kufitare tokësore, Kakavijë dhe Kapshticë do të vijojnë të lejohen 750 persona nga Kakavija dhe 300 në ditë nga Kapshtica. Në këto dy pika kufitare mund të kalojnë vetëm ata me leje qëndrimi në Greqi si dhe shtetasit shqiptarë që janë me punë sezonale. Ka disa rregulla edhe për këto kategori.

Të gjithë personat që kalojnë duhet të keni plotësuar formularin, jo me vonë se 24 orë nga dita e udhëtimit,dhe test negativ për covid 19 jo më herët se 72 orë para hyrjes në kufi. Të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare dhe aeroportin Elefterios Venizelos, duhet të qëndrojnë në karantinë 7 ditore në banesat e tyre.

Qeveria greke ka njoftuar planin për shtrëngim të masave brenda vendit, për shkak të rritjes së rasteve që në Europë po komentohet si vala e dytë e Covid-19.

Aktualisht numri i të vdekurve nga koronavirusi në shtetin fqinj ka kapur shifrën 310.