Aktualitet

Greqia nuk lejon të kalojnë kufirin as turistët tranzitë

Greqia nuk lejon të kalojnë kufirin as turistët tranzitë

Greqia dhe vendet e BE morën vendimin për të mos hapur kufijtë me Shqipërinë. Nga data 1 korrik në pikën e kalimit Kufitar të Kapshticës munden të kalojnë vetëm ata që janë rezidentë në Greqi, ose qytetarë me arsye urgjente të udhëtimit drejt Greqisë të cilët duhet të kenë me vete dokumentet përkatëse.

Mes atyre që janë bllokuar janë edhe shtetas të huaj të cilët duan të kalojnë kufirin tranzit përmes Shqipërisë.

Një turiste nga Çekia është ankuar duke thënë:

‘Shkuam në këmbë për të pyetur nëse kemi mundësi që të kalojmë për në Greqi. Nuk e dimë, shkuam aty dhe u kthyem në makinë. Do të shkojmë diku pasi se dimë nëse do të kthehemi apo do të na lejojnë të kalojmë kufirin’.

Një turist turk tha:

Jemi shtetas turq, vij nga Mali i Zi, punoj atje, kam kompaninë, jetoj atje dhe kam qenë në komunikim të vazhdueshëm prej një jave me ambasadën e më thanë që po lejohesh të kalosh. Por nga sot nuk u lejuam. Ne jemi qytetarë tranzit. Na lejuan në kufirin shqiptar, nuk na thanë gjë, por kur erdhëm këtu na thanë që u mbyllëm përsëri. Të gjithë kaluan para orës 9 kurse ne nuk mundëm. Nuk e di se çfarë do të bëhet nëse do të kthehem në Mal të Zi apo do t'i  bie nga Maqedonia, Bullgaria e më pas në Turqi. Është nxehtë dhe jemi të lodhur".

Turistë u është dashur që të kthehen mbrapsht. Dy ditë më parë, ambasada greke në Tiranë publikoi një njoftim ku sqaronte se cilat kategori lejohen të kalojnë. Klikoni linkun si më poshtë.