Aktualitet

Greqia rikthen karantinën për shqiptarët dhe vendos një rregull të ri: Nuk e kaloni dot kufirin natën

Greqia rikthen karantinën për shqiptarët dhe vendos një

Greqia do të rikthejë karantinën 7 ditorë për të gjithë shqiptarët që do të kalojnë përmes pikës kufitare të Kakavijës. Sipas “Report TV”, ky vendim do të hyjë në fuqi nga 16 gushti.

Ndërkohë nga nesër pika kufitare e Kakavijës nga pala greke do të qëndrojë e mbyllur gjatë natës, nga ora 22:00-06:00.

Kjo do të thotë që në mbrëmje askush nga Shqipëria nuk mund të kalojë kufirin, me qëllimin që gjatë ditës t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore, përfshirë edhe testin e COVID-19.

Rregulli i ri vjen një ditë pasi një qytetar shqiptar me shtetësi greke ka hyrë përmes kësaj dogane në gjendje të rëndë shëndetësore i prekur me COVID, ku dhe u shtrua në spitalin e Janinës.