Aktualitet

Greqia vazhdon të mbajë të mbyllur Kapshticën: Vendoset afat i ri për ata që dalin nga Shqipëria

Greqia vazhdon të mbajë të mbyllur Kapshticën: Vendoset afat

Pika kufitare e Kapshticës vijon të jetë e mbyllur për shqiptarët. Është vendosur që pika e kalimit kufitar të qëndrojë e mbyllur deri me datë 19 Prill. Autoritetet e policisë greke njoftojnë se deri në datën 19 prill, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë do të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja në territorin shqiptar do të lejohet, por me një afat kohor: Nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Njoftimi i plotë:

"Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 19.04.2021. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve".

*Tiranapost.al.