Policia e Shtetit ka dërguar dy grupe me efektivë pranë zyrave operative të AlbControl, punonjësit e së cilës kanë pezulluar punën në kërkim të rikthimit të normave të pagave në nivelet para pandemisë.
Efektivët e policisë që ndiqen nga zyrtarët e ushtrisë do të marrin në dorëzim Kullën e Kontrollit, e cila është një ndërtesë e sigurisë së lartë, pasi dirigjon jo vetëm aviacionin civil, por edhe atë ushtarak.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe Ministrja Balluku që i ka bërë një thirrje të fundit kontrollorëve që duan të rikthehen në detyrë.
Tiranapost.al