Aktualitet

Gruaja afgane plagos me thikë bashkëjetuesin në Shëngjin

Gruaja afgane plagos me thikë bashkëjetuesin në Shëngjin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në resortin ku janë strehuar afganët në Shëngjin. Një grua afgane 26 vjeçare pas një konflikti ka plagosur me thikë bashkëjetuesin 33-vjeçar. Ende nuk dihen motivet e konfliktin, ndërsa policia njofton se autorja po merret në pyetje. Mediat raportojnë se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se afganët mbërritën në Shqipëri në fund të Gushtit pas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe SHBA për të ofruar siguri për afganët që lanë vendin e tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 23.10.2021, në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshohet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al.Z.B