Aktualitet

Gruaja rrëfen momentin kur autobusi në Paskuqan përfshihet nga flakët

Gruaja rrëfen momentin kur autobusi në Paskuqan përfshihet nga

Nga autobusi që mori flakë në ecje në Paskuqan rreth orës 13:30 fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, përveç panikut dhe frikës që ndjenë qytetarët. Një defekt teknik bëri që autobusi të përfshihej nga flakë të mëdha, aq sa morën flakë edhe kabllot e dritave.

Gruaja rrëfen momentin kur autobusi në Paskuqan përfshihet nga

Njëra nga pasagjeret nga Paskuqani ka rrëfyer momentin kur autobusi filloi të nxirrte tym dhe flakë:

Gruaja rrëfen momentin kur autobusi në Paskuqan përfshihet nga

"Ishin 13 persona, unë isha këtu kam dyqanin këtu dhe në atë momente që mori flakë dolën njerëzit se e pa shoferi dhe hapi dyert. Pastaj gjithsekush ikën se do mbronin veten e vet se kishin frikë mos kishte ndonjë bombol autobusi. Për momentin zjarrfikësja vonoi se përndryshe nuk do të kishte aq probleme. Mbaroi gjithçka. Kishim frikë se mos na merrnin dyqanet, se morën edhe kabllot e dritave".

Ka qenë shoferi E.J. i cili ka konstatuar tymin në pjesën e pasme të autobusit, e për pasojë ka ndaluar mjetin dhe ka hapur dyert për të zbritur pasagjerët.