Aktualitet

Gurë ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, Manastirliu: Agresioni ndaj institucioneve jetëshpëtuese është nxitur nga gjuha e urrejtjes

Gurë ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, Manastirliu:

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka dënuar sulmin e Qendrës Shëndetësore në Elbasan duke e konsideruar atë të nxitur nga gjuha e urrejtjes.

Manastirliu shkruan se agresioni kundër institucioneve jetëshpëtuese, po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha.

Statusi i plotë i ministres Manastirliu:

Gurët e hedhur sot mbi qendrën shëndetësore në Lagjen Skënderbej në Elbasan, të cilën vetëm pak muaj më parë e rindërtuam me standardet më të mira pas braktisjes prej 4 dekadash, janë një akt agresioni kundër institucioneve jetëshpëtuese, të frymëzuar prej gjuhës së palogjikshme të urrejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha.
Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm, dhe mbështes me forcë punën e çdo mjeku e infermieri që shërben me përkushtim në këto kohë të vështira, në çdo cep të Shqipërisë.
Bluzat e bardha meritojnë mirënjohjen tonë dhe jo dhunën verbale të kujt ka humbur busullën.

#MeBluzatEBardha
#DeriNëFund

Ndërkaq sot një 29-vjecar po në Elbasan dhunoi një mjek urgjence për arsye të paqarta.

PD publikoi mbrëmë disa foto nga morgu i Tiranës si sulm politik ndaj Edi Ramës dhe akuzoi qeverinë dhe po fsheh numrin e viktimave nga Covid.