Aktualitet

Gylenistit të dytë në Shqipëri i mohohet azili politik: Pritet të ekstradohet në Turqi

Gylenistit të dytë në Shqipëri i mohohet azili politik:

Është refuzuar azili politik për mbështetësin e Fetullah Gulen, Selami Simsek. Ai është miku i Harun Çelik, me të cilin mbërritën në Shqipëri, dhe po tentonin me dokumente flase të udhëtonin drejt Kanadasë. Selami Simsek u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Tiranës për falsifikim të vizave. Ai u la i lirë pasi përfundoi dënimin dhe bëri një shkresë ku kërkonte azil politik dhe që mos ekstradohej në Turqi, me datë 9 mars.

Ai u transferua në qendrën e Kareçit në Vorë në pritje të përgjigjes, por sot mësohet se kërkesa e tij është refuzuar. Me gjasë ai do të ekstratohet ashtu si Harun Çelik. Nga drejtoria e Azilit thuhet se nuk ka dokumente që dëshmojnë se këtij personi i rrezikohet jeta në Turqi.

Shteti turk kërkon që ti përballë ata me drejtësinë, me akuzën se nën drejtimin e Fetullah Gulen kanë qënë pjesë e organizimit terrorist të grushtit të shtetit, por vetë ata thonë se rrezikojnë jetën në sundimin e Erdogan. 

Ndërkaq, OKB ka kërkuall llogari kundrejt shtetit shqiptar për arrestimet dhe “ekstradime të dyshuara të paligjshme ndaj shtetasve turq Çelik e Simsek’.

Me datë 20 mars 2020 përmes një shkrese nga Grupi i Punës i OKB-së kundër Zhdukjeve me Forcë, Ndalimet Arbitrare, Raportuesi i Posacëm për të Drejtat e Migrantëve, Raportuesi i Posaçëm mbi Nxitjen dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Raportuesi i Posaçëm kundër Torturës –kërkuan informacion mbi dëbimin me forcë të Harun Çelik në Turqi më 1 janar 2020 dhe rrezikun që ekziston me dëbimin e tij të paligjshëm drejt Turqisë.

Kjo deklaratë pason vendimin e ndërmjetëm të Komitetit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së të datës 9 janar 2020, me anë të së cilit qeverisë shqiptare i kërkohet të mos e kthejë Selami Şimşek në Turqi, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar mbi këtë rast nga ky Komitet.