Hapen 1200 pozicione të reja pune për praktikë. Mosha dhe diploma janë dy kushtet

E Enjte 11 Korrik 2024, 10:04
TiranaPost
Është hapur thirrja e 9-të për 1200 pozicione të reja për të rinjtë.
Mjafton një diplomë bachelor-i dhe çdo i ri i moshë 21 – 26 vjeç mund të aplikojë për një pozicion.
Aplikimet do të jenë të hapura deri në 15 gusht.
Në videon e shpërndarë këtë mëngjes nga kryeministri Rama, dy të rinj ndajnë eksperiencën e tyre të suksesshme.
“MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë se hapen aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike, për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor, dhe ku secili i interesuar mund të bëhet pjesë e thirrjes deri më 15 gusht 2024, duke aplikuar në linkun https://praktika.riniafemijet.gov.al”, shkruan Rama.