Aktualitet

Nga 1 Tetori hapen baret, restorantet dhe pishinat në ambientet e mbyllura, Manastirliu: Zbatimi i protokolleve kusht i panegociueshëm

Nga 1 Tetori hapen baret, restorantet dhe pishinat në ambientet e mbyllura,

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga Vlora se do të hapen baret në ambientet e brendshme të tyre, ministja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka prezantuar planin e lehtësimit të masave.

Ministrja bëri me dije se nga data 1 tetor do të rihapen baret, restorantet dhe pishinat në ambiente të mbyllura.

Ndërkohë që do të vijojnë të mbeten të mbyllura klubet e natës dhe diskot.

"Në vijim të Paketës së Masave, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar Protokollet e posatshme të sigurisë për rihapjen nga data 1 Tetor, të restoranteve dhe bareve në ambiente të mbyllura si dhe të pishinave në ambiente të mbyllura, ku distancimi fizik, higjiena dhe mbajtja e maskës nga stafet që shërbejnë është e detyrueshme në çdo subjekt", bën me dije Manastirliu.