Aktualitet

Hapen kufijtë tokësorë! Sqarim se cilat vende ju lejojnë të hyni

Hapen kufijtë tokësorë! Sqarim se cilat vende ju lejojnë

Sot Shqipëria hapi kufijtë tokësorë, ndërkohë në një sqarim Policia e Shtetitt bën me dije se do të lejohen të hyjnë të gjithë qytetarët. Por nga ana tjetër, disa vende nuk i kanë hapur kufijtë, ndaj mund të mos lejohet hyrja veçse nëse janë rezident apo që kanë ndjekur procedurat me Ministrinë e Jashtme.

Njoftimi i policisë:

Për Republikën e Italisë, Greqisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshim të regjimit kufitar nga ana e tyre. Lejohet hyrja për në Shqipëri, por nuk lejohet hyrja për të gjithë udhëtarët në drejtim të këtyre vendeve, përveç atyre që janë rezident apo që kanë ndjekur procedurat me Ministrinë e Jashtme, si përgjatë periudhës së pandemisë.

Në Republikën e Malit të Zi lejohen të hyjnë pa asnjë pengesë dhe kufizim vetëm qytetarët nga shtetet në listën e miratuar nga ana e tyre (shtete të cilat kanë shkallën e rasteve aktive të koronavirusit më pak se 25 për 100 000 banorë), listë në të cilën bën pjesë edhe Republika e Shqipërisë.

Në Republikën e Kosovës lejohen të hyjnë të gjithë shtetasit, por në qoftë se nuk posedojnë konfirmim zyrtar brenda një afati kohor prej 4 ditësh që janë “negativ” me COVID-19, atëherë duhet të plotësojnë formularin përkatës për vetëkarantinim për një periudhë 7-ditore, ndërsa kamionët duhet t’i nënshtrohen procesit të dezinfektimit para se të hyjnë në territorin kosovar.