Aktualitet

Hapen plazhet me 1 qershor: Çadrat me distancë 3.5 metër nga njëra-tjetra

Hapen plazhet me 1 qershor: Çadrat me distancë 3.5 metër nga

Janë gati protokollet e sigurisë dhe kushteve higjieno-sanitarë për plazhet dhe bizneset përreth që do të hapen duke filluar nga data 1 qershor. Këto protokolle do të bëhen publike ditën e nesërme, por ministrja e Shëndetit Ogerta Manastirliu ka zbuluar disa prej masave që duhet të merren në plazhe.

Ajo tha se distanca e çadrave nga boshti në bosht do të jetë 3.5 metër, por ashtu do të ketë vetëm dy shezlongë për çdo çadër, por mund të ketë se çadra pa shezlongë, duke qenë se kryeministri Rama ka deklaruar se këtë verë plazhi publik nuk do zaptohet nga biznese që vendosin shezlonge dhe kërkojnë para, por qytetarët mund ti blenë vetë dhe të vendosin çadrën aty ku dëshirojnë, mjafton të ruajnë distancën.

Në një intervistë në “Opinion” ministrja Manastirliu tha: 

Po krijohet një autoritet i posaçëm për lejet për plazhet. Kemi protokollet që do të përcaktojnë kriteret për plazhet për çadrat dhe shezlonget që duhet të jenë të vendosura në një distancë prej 3.5 metra. Të mos ketë më shumë se dy shezlonga, apo ku do të ketë çadra pa shezlonga. Gjithçka do të jetë e detajuar në protokollin për turizmin që operatorët turistikë por edhe qytetarët do të njihen me të nesër.