Aktualitet

Hapet bypass-i i Tepelenës! Shihni fotot si duket

Bypass-i i Tepelenës është hapur ditën e sotme. Ky Bypass lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë. Aktualisht kanë mbetur edhe disa punime për tu bërë, një shtresë e fundit asfaltike por për shkak të sezonit, do të fillojë të jetë i aksesueshëm.

Hapet bypass-i i Tepelenës! Shihni fotot si duket

Punimet kanë nisur që në korrik të vitit 2018 dhe kryeministri Rama e quan një vepër të rëndësishme të infrastrukturës kombëtare që vihet në shërbimin e qytetatëve dhe të sipërmarrjes.

Hapet bypass-i i Tepelenës! Shihni fotot si duket

Sot Edi Rama ishte në këtë Bypass për të parë nga afër punimet, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, kryetari i Bashkisë, Tërmet Peçi dhe ish minsitrja e Kulturës dhe deputetja e qarkut të Gjirokastrës Mirela Kumbaro.

Hapet bypass-i i Tepelenës! Shihni fotot si duket

Hapet bypass-i i Tepelenës! Shihni fotot si duket

Fotot nga Bypassi, Rama i ka postuar në Instagram bashkë me një shënim:

Hapet bypass-i i Tepelenës, një vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare vihet në shërbim të qytetarëve e të sipërmarrjes.

I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike⛰??☀️