Aktualitet

Hapet gara për projektin e portit të ri tregtar në Porto Romano, sa do kushtojë

Hapet gara për projektin e portit të ri tregtar në Porto Romano,

Autoriteti Portual i Durrësit ka hapur sot garën për projektin që do të ketë porti i ri tregtar në zonën e Porto Romanos. Gara kështu do t’i hapë rrugë nisjes së punimeve për kthimin e portit të Durrësit në një port të ri turistik.

Çfarë përfshin projekti?

Projekti përfshin ndërtimin në zonën ku ndodhet porti energjetik i katër terminaleve: një për mallrat e përgjithshëm dhe drithërat, një për materialet e ndërtimit, mineralet dhe qymyret dhe terminalin e mbetjeve, ndërsa terminali i pasagjerëve do të vijojë të qëndrojë i stacionuar pranë portit ekzistues.

Hapet gara për projektin e portit të ri tregtar në Porto Romano,

Sa do të kushtojë?

Porti i ri tregtar do të kushtojë rreth 9.5 milionë euro. Pritet të përfudojë brenda 8 muajsh, që do të thotë se punimet do të nisin brenda këtij viti.

Detaje nga projekti:

Projekti i portit parashikohet të lidhet përmes një linje hekurudhore me zonën teknologjike të Spitallës si dhe do të parashikojë lidhjen direkt me akset kombëtare të zonës dhe pjesën logjistike të Shkozetit.

Përpos nisjes së punimeve në zonën e Porto Romanos, pritet gjithashtu që të nisë punë e shndërrmit të portit të Durrësit në porti Turistik. Qeveria po mbyll bisedimet me kompaninë Emaar nga Emiratet e Bashkuara, ku do të investojë shumën prej 2 miliard eurosh në këtë projekt. Burime nga Klan thonë se porti i ri Tregtar do të kapë vlerën e 500 milionë eurove dhe pritet të jepet me koncesion për tu ndërtuar me burime private financiare. Ndërkohë që mbikëqyrja do të bëhet nga Autoriteti Portual i Durrësi.

Hapet gara për projektin e portit të ri tregtar në Porto Romano,

*Tiranapost.al.