Aktualitet

Hapet kufiri tokësor me Greqinë: Por ka një rregull për të gjithë ata që do udhëtojnë nga 17 gushti

Hapet kufiri tokësor me Greqinë: Por ka një rregull për

Në listën e përditësuar nga BE, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor ishin sërish mes vendeve ku kufijtë do qëndronin të mbyllur, por pas Italisë, edhe Greqia ka marrë një vendim. Të hapë kufijtë tokësorë me Shqipërinë, por me një kusht: Duhet që brenda 71 orësh të kesh bërë testin PCR (testin e koronavirusit) nëse do udhëtosh drejt Greqisë. Ky vendim vlen edhe për shtetasit grekë cilët do të kthehen në vendin e tyre.

Është vendosur që nga data 17 gusht, për hyrjen në Greqi të bëhet me detyrim testim PCR, deri në 72 orë para udhëtimit. Kjo vlen për shtetasit nga Suedia, Republika Çeke, Belgjika, Spanja dhe Holanda.

Ndërsa për kufijtë tokësore, ku përfshihet edhe Shqipëria, është vendosur që nga data 17 gusht, të jetë bërë (me detyrim në rast udhëtimi) testi PCR dhe të jetë kryer para 72 orësh. Ndër të tjera, është vendosur që në doganën e Kakavijës të lejohen të futen jo më shumë se 750 persona në ditë.