Aktualitet

Hapet qendra e dytë e kardiokirurgjisë në vend dhe realizohet operacioni i parë

Hapet qendra e dytë e kardiokirurgjisë në vend dhe realizohet

Pas asaj tek Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, është hapur qendra e dytë e kardiokirurgjisë në një spital publik, tek Shefqet Ndroqi.

Është kryer me sukses edhe operacioni i parë. Lajmin e ka dhënë në rrjete sociale ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Hapet qendra e dytë e kardiokirurgjisë në vend dhe realizohet

“Është realizuar me sukses operacioni i parë në zemër në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke nisur mbarë funksionimin e qendrës së dytë të kardiokirurgjisë të spitaleve publike

prof. Rezar Deveja, dr. Dervish Hasi, dr. Ketjon Menkshi, dr. Marjeta Bilaj, dr. Nereisa Rushiti, për kryerjen e operacionit të parë, me mbështetjen e prof. Ilir Ohri, prof. Arben Baboçi, prof.asc. Alma Cani dhe dr. Saimir Kuçi”, shkruan Manastirliu.