Rruga e re që të çon drejt Rinasit është hapur. Segmenti lidh Fushë Krujë- Kamëz me Rinasin. Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama mëngjesin e sotëm.
“Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë – Kamëz me Rinasin, duke i dhënë një akses të ri mjeteve pranë Aeroportit “Nënë Tereza. Kjo rrugë e re përfshin edhe urën Tubit”, shkruan Edi Rama.
Fluksi i turizmit dhe shtimi i fluturimeve ditore kanë sjellë edhe trafik të rënduar në rrugën e Rinasit.