Aktualitet

Hapet rruga e re për në Rinas

Hapet rruga e re për në Rinas

Është hapur për qarkullimin e automjeteve rruga e re drejt aeroportit të Rinasit.

Rruga e re krijon një unazë qarkulluese në Aeroportin e Rinasit duke lehtësuar të gjithë trafikun që krijohet gjatë sezonit veror. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Ndodhemi në rrugën e re e cila krijon një unazë qarkulluese në aeroportin e Rinasit duke shfryrë kështu trafikun dhe gjithë problematikën që kemi pasur kryesisht gjatë sezonit veror për hyrjet dhe daljet nga parkingjet. Nuk kemi gjithë fluksin e trafikut që vinte si nga veriu e si nga Tirana dhe që rrotullohej rreth bustit të Nënë Terezës që nuk kishte kapacitete për ta mbajtur. Në mes të rrugës nga qafa e Kasharit në drejtim të Rinasit kemi një dalje djathtas që dërgon një pjesë të trafikut, pra atë pjesë të trafikut që është e dedikuar vetëm për aeroportin e Rinasit”- u shpreh Balluku.