Aktualitet

Hapja e Kazinove është Fake! Ka vetëm një procedurë specifike

Hapja e Kazinove është Fake! Ka vetëm një procedurë

Në media qarkulloi një dokument ku tregohej shpallja e zonave ku priteshin të ngriheshin kazinotë, në qendër të Tiranës. Opozita hodhi një lumë akuzash për mashtrim të qytetarëve. Kryeministri Rama thotë se është një lajm Fake dhe sqaron se ka vetëm një procedurë specifike që lidhet me përfundimin e afatit të licensës për të vetmen kazino në mes të Tiranës.

Rama:

Është përhapur një fjalë që janë rihapur kaxionotë dhe bixhozi. Është komplet gënjeshtër. Nuk ka asnjë rihapje bixhozi në Shqipëri, asnjë lëshim dore për të dhënë leje e licensa. Është hapur vetëm një procedurë specifike e cila lidhet me përfundimin e afatit të licensës së të vetmes kazino që ka qenë prej shumë vitesh në mes të Tiranës, që ju e dini dhe duke pritur që cilidoqoftë do të ofertojë në një zonë të caktuar të definuar. Nuk ka hapje të rruga filan, por vetëm kufijtë e një perimetri.

Sipas ligjit ekzistues kemi të drejtat e kazinove vetëm në sturktura me pesë yje ose kazino të veçanta në zona strategjike për zhvillim dhe për turistët. Nuk e kemi ushtruar masivisht dhe nuk do e ushtrojmë masivisht, Hotel me pesë yje po, është me ligj, por pesë yje me brande, por jo me i vënë emrin dhe pesë yjë mbi emër, ato nuk janë pesë yjë brandi. 'Ezali Palace' thonë ca dhe i fusin pesë yje po nuk marrin pesë yje, vetëm brande ndërkombëtare. Nuk ka kthim mbrapa në këtë pikë. Jemi të shqetësuar për fenomenin e përdorimit të online siç ndodh në gjithë vendet edhe në Kinë, Turqi, jemi duke menduar çdo bëjmë por nuk bëhet tfjalë për asgjë të tillë. Është komplet fake, më Fake News nuk ka.