Harris: Kushdo që hyn i paftuar në shtëpinë time do të qëllohet
E Premte 20 Shtator 2024, 15:57
TiranaPost
Zëvendëspresidentja e SHBA-së dhe kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, ka thënë në se nëse dikush i hyn në shtëpi ajo do të përdorë armën.
“Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do të qëllohet”, ka thënë Harris për Oprah Winfrey të enjten.
Pasi po qeshte me deklaratën e saj, Harris shtoi se nuk duhet të ishte shprehur kështu.
“Me siguri nuk duhet ta kisha thënë këtë, por stafi im do të merret me këtë më vonë”, ka deklaruar ajo.