Aktualitet

Harrohet Covid-i në lokalin në kryeqytet, Beqaj: Serbesllëku i shkeljes së ligjit është ofendues

Harrohet Covid-i në lokalin në kryeqytet, Beqaj: Serbesllëku i

Në një kohë kur masat e kufizimit vijojnë të jenë në fuqi për shkak të pandemisë, si ndalimi i grumbullimeve, lokalet mbyllur pas orës 22:00 po ashtu edhe lëvizja e qytetarëve, ka biznese dhe persona që nuk i zbatojnë rregullat. Si ky rast i një lokali në Tiranë, ku po festohet sikur të ishim në normalitet dhe jo në pandemi.

Harrohet Covid-i në lokalin në kryeqytet, Beqaj: Serbesllëku i

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka publikuar pamjet në Facebook dhe e quan të papranueshme moralisht dhe të dënueshme ligjërisht.

Harrohet Covid-i në lokalin në kryeqytet, Beqaj: Serbesllëku i

Duke u kërkuar ndjesë personave që shihen në video, Beqaj thotë se në fakt të gjithë aty janë madhorë dhe të vetdijshëm për shkallën e moszbatimit të ligjit: Për më tepër, “serbesllëku” i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës është ofendues për këdo që zbaton ligjin, shkruan ai.

Ilir Beqaj: 

Ndjesë çdo vajze apo djali, gruaje apo burri, që mund t’i kem cënuar privatësinë duke bërë publike këto pamje se si janë argëtuar mbrëme. Por janë në moshë madhore dhe janë të vetdijshëm për shkallën e (mos)zbatimit të ligjit. Cënimi i rregullave të caktuara për ruajtjen shëndetit nga kërcënimi i Sars-Cov-2 është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm. Për më tepër, “serbesllëku” i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës është ofendues për këdo që zbaton ligjin.

Harrohet Covid-i në lokalin në kryeqytet, Beqaj: Serbesllëku i

*Tiranapost.al.