Aktualitet

Harrojini plazhet e Italisë: Kufiri i mbyllur për shqiptarët deri në fund korriku, vetëm në dy raste mundesh të udhëtosh

Harrojini plazhet e Italisë: Kufiri i mbyllur për shqiptarët

Italia do të jetë e mbyllur për shqiptarët deri në fund të muajit korrik. Ky është nje vendim që mori dhe BE në përditësimin e listës me vendet e sigurta, por dhe vetë Itali ka vendosur të zbatojë këtë listë. Sonte në mbrëmje pritet të votohet një dekret ku përfshihen vendet e ndaluara dhe masat e reja anti koronavirusit. Sipas Ora Neës, këto masa do jenë të vlefshme nga 15 korriku deri në datën 31 korrik.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza prezantoj dekretin e ri i cili parashikon ndalimin e hyrjes në Itali të personave jashtë Zonës së Bashkimit Evropian.

Ndërsa ata që udhëtojnë për motive pune e shëndeti e kanë të detyruar zbatimin e karantinimit për 14 ditë.

Gjithashtu:

Do të ndalohet hyrja në territorin italian të personave që gjatë 14 ditëve te fundit kanë udhëtuar e tranzituar në këto 13 vende:

Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brasile, Bosnia Herzegovina, Cile, Kuëait, Macedonia e Veriut, Moldova, Oman, Panama, Perù, Repubblica Dominicana, pasi konsiderohen me përqeindje të lartë të të infektuarisht në raport me popullsinë.

Sipas dekretit:

Maskat në vende të mbyllura do jenë me detyrim.

protokoll i sigurisë në vendin e punës

ndalimi i grumbullimeve

masa penale për këdo që shkel urdhrin e karantinimit

ndalimi i hyrjes së personave që udhëtojnë pa motive nga vendet jashtë BE

karantinim për ata qe udhëtojnë me motiv nga vendet jashtë BE e jashtë zonës Schengen.

shtim kontrolli në aeroporte, porte e kufijtë italiane

kontrolle e tamponë për emigrantët klandestinë që zbarkojnë në brigjet italiane.

Lista e BE mund të mos ndiqet nga gjithë vendet, pasi në fund vendimin e merr çdo shtet në mënyrë individuale.