Aktualitet

Hashim Thaçi vjen në Tiranë: Miq të dashur, sapo zbrita në Aeroportin “Nëna Tereza”

Hashim Thaçi vjen në Tiranë: Miq të dashur, sapo zbrita

Ashtu siç u vendos në pikëpyetje nga mediat kosovare, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zbritur në Tiranë dhe jo në Prishtinë. Avioni me të cilin po fluturonte Thaçi sapo mbërriti në aeroportin ‘Nënë Tereza’

“Motra dhe vëllezër,

Miq të dashur,

Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund, Hashimi”, shkruan Presidenti.

Hashim Thaçi vjen në Tiranë: Miq të dashur, sapo zbrita

Pritet që Thaçi të takojë edhe zyrtarë të shtetit shqiptar. Presidenti Meta u pyet gjatë një konference për mediat nëse do ta takonte homologun e tij kosovar:

“Kam qenë dhe jam i hapur të takojë udhëheqësit kudo që janë, por në moment sfidash ata fitojnë urtësinë që duhet dhe bashkojnë vizionet me një interes të përbashkët”

Lexo me shume: