Aktualitet

Helmimi masiv në Krujë, pezullohen nga puna tre punonjës

Helmimi masiv në Krujë, pezullohen nga puna tre punonjës

Gjykata e Apelit ka vendosur që tre zyrtarë të Ujësjellësit dhe Shëndetit Publik në Krujë të pezullohen nga puna pasi u akuzuan si përgjegjës për ndotjen e ujit që shkaktoi helmimin e më shumë se 600 banorëve të Krujës.

Ledio Çela administrator i Ujësjellës Kanalizimeve Krujë, Andi Kupa drejtues Teknik në Ujësjellës Kanalizime Krujë, Ervin Karafili shef i Epidemiologjisë dhe Higjenës në Krujë janë akuzuar për veprën pënale “Shpërdorim detyre”.

Pak muaj më parë rreth 600 qytetarë të Krujës u helmuan nga uji.