Aktualitet

“Heroinë në pllaka mermeri të tregtuara nga Irani, laboratori ishte në Has”. Ky është biznesmeni i përgjuar që i çoi SPAK dhe hetuesit e huaj tek Ndroqi

“Heroinë në pllaka mermeri të tregtuara nga Irani,

Hetimet ndaj Ylli Ndroqit nuk kanë nisur në datë 21 korrik 2020, datë në të cilën u regjistrua procedimi pasuror ndaj tij.

Në shkresat e botuara nga faqja online “SI” rezulton që SPAK kishte nisur verifikimet ndaj Ylli Ndroqit më tepër se një vit më parë në vazhdën e veprimeve të nisura gjatë hetimit të Hekuran Hoxhës, një trafikant droge që doli në copëzat e dosjes 339.

“Heroinë në pllaka mermeri të tregtuara nga Irani,
Hekuran Hoxha

Në kërkesën e dorëzuar nga prokurorët e posaçëm të Spak përmenden të dhënat e nisura nga italianët në datën 1 prill 2019 .

Shprehimisht prokurorët e Spak i thonë gjykatës ”ky fakt konfirmohet edhe nga shkresa e Ministrisë së Brendshme të Italisë, numër protokolli UCI/ALB/RF410-4/FR, datë 1 prill 2019, dërguar zyrës qëndrore kombëtare Interpol Tirana, ku konfirmohet se nga verifikimi i kryer në bankën e të dhënave, ka rezultuar se shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu) me datëlindje tjetër 11.01.1960 , në ngarkim të tij rezultojnë precedent policor ne fushën e narkotikëve, konkretisht në ngarkim të tij urdhër arresti me burg dhënë në mars 2006 nga GIP pranë Gjykatës së Milanos”.

Në këtë kthim përgjigje që konfirmon se ndërkohë autoritetet shqiptare kishin nisur interesimin për Ylli Ndroqin, shpjegohet më tej se katër vite pas këtij vendimi, dhe përkatësisht më 31 mars 2010, Gjykata e Torinos deklaroi humbjen e vlefshmërisë së masës së arrestit.

Ky informacion është konfirmuar gjithashtu edhe nga drejtoria qëndrore e shërbimit antidrogë shprehet Spak, që thekson se pranë arkivave të saj rezulton emri i Ylli Ndroqit, në ngarkim të të cilit rezulton masa paraprake e sipërpërmendur e Gjykatës së Milanos, vendim si rezultat i mbylljes së hetimeve të koduara Triangolo d’oro dhe Bakllava, të kryera nga grupi operativ i antidrogës i Guardia di Finanza në Milano.

Por Spak pohon jo zyrtarisht për gazetën Si, se hetimi pasuror mori formë në muajin korrik, pas një sërë veprimesh që vazhdonin të ishin në pritje, më i fundit i përcjellë në datën 2 korrik 2020.

Sidoqoftë ky veprim më i fundit rezulton edhe në dosjen e dorëzuar në gjykatë ku përmendet se zyra qëndrore e Interpol ka përcjellë të dhëna të siguruara nga Interpol Roma dhe ku konfirmohet se Ylli Ndroqi, në vitin 2004 është referuar nga autoritetet gjyqësore pas operacionit Bakllava si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.

Këto të dhëna u konfirmuan edhe nga policia e shtetit që në një njoftim zyrtar deklaroi se puna hetimore proaktive ndaj pasurive të Ylli Ndroqit zgjati afro 18 muaj, kohë që u nevojit për të gjurmuar pasuritë e tij.

Hekuran Hoxha, i moshës 50 vjeç në përgjime del mes organizatorëve së bashku me biznesmenin Admir Hoxha teksa presin të sistemojnë disa shtetas turq, që do të angazhoheshin më pas në laboratorin e Brenogës në Has të Kukësit. Rezulton paraprakisht, thonë burime të Gazetës Si pranë prokurorisë Spak, se teksa prokurorët kërkonin të dhëna për Hekuran Hoxhën nga ndërkombëtarët, ata dërguan emrin e Ylli Ndroqit.

Ndroqi nën emrin e mëparshëm Xhemal Pasmaciu ka kryer me Hekuran Hoxhën një udhëtim droge edhe në Turqi, operacion për të cilin u arrestuan turq e shqiptarë. Sipas Interpol Ankarasë Ndroqi (Pasmaçiu) ishte pritësi i 30 kg heroinë.

Kur pala Spak kërkoi të dhëna italianët u treguan të pakursyer dhe servirën edhe emra të tjerë që po përgjoheshin që nga Avdylajt e Ndokët, apo dhe dosjen e dy tonëve me drogë të bllokuar në tetë shkurt 2017. Për këtë ngjarje italianët servirën emrat e Astrit Balliut, Gjevi Ndokës, Esat Mehmetit, Saimir e Petrit Sulejmanit.

Emri i Hekuran Hoxhës shfaqet si pritës i dy turqve dhe një kosovari të quajtur Iskander Saleh, Nedjet Cesorugulu dhe Xhemal Shala. Së bashku ata koordinuan veprimet për të përgatitur laboratorin ku do të përpunohej heroina, që u gjet pas ndërhyrjes policore në Brenogë të Hasit.

Pas një sërë veprimesh edhe me prokurorinë speciale të Prishtinës, Spak shkoi në gjykatë edhe për Hekuran Hoxhën me kërkesën për masë sigurie, pasi ai shikohet si një anëtar i një rrjeti trafikantësh që fusnin heroinën në pllaka mermeri të tregtuara nga Irani në Kosovë me kalim tranzit Shqipërinë.

*Marrë nga dita