Aktualitet

Hetimi shkon në SPAK: Si u kap pedagogu dhe sekseri në Korçë me 300 euro pranë fakultetit

Hetimi shkon në SPAK: Si u kap pedagogu dhe sekseri në

Detaje të reja janë publikuar nga arrestimi i pedagogut në Korçë dhe sekserit të akuzuar për ryshfet në këmbim të dhënies së provimit. Rasti bën fjalë për pedagogun në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit Fan Noli Alket Dini dhe sekserit Xhevi Dervishi.

Hetimi shkon në SPAK: Si u kap pedagogu dhe sekseri në
Alket Dino

Sipas policisë ato u kapën në flagrancë pranë fakultetit me një sasi parash prej 300 eurosh dhe 50 mijë lekësh, për të cilat dyshohen se i kanë përfituar në mënyrë të kundraligjshme nga studentët në këmbim të dhënies së provimit. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Dy të arrestuarit akuzohen për "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Korrupsioni aktiv" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm".