Aktualitet

Hetuesit në kërkim të dy personave që vizitonin muajt e fundit familjen Josifi! Në banesë u gjet një foto

Hetuesit në kërkim të dy personave që vizitonin muajt e

Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë që u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre në Kombinat, janë parë në zona të ndryshme të Tiranës duke shpërndarë broshura të “Dëshmitarëve të Jehovait”.

Grupi hetimor ka zbuluar foton ku Anisa Josifi shfaqet në shoqërinë e gjashtë personave, që ende nuk janë identifikuar, por dyshohet se janë shtetas të huaj dhe pjesë e sekteve fetare.

Nga ana tjetër banorët e lagjes kanë dëshmuar se një burrë dhe një grua ishin personat e vetëm që vizitonin muajt e fundit shtëpinë e familjes Josifi. Hetuesit kanë dyshimet se burri dhe gruaja janë pjesë e një prej sekteve fetare.

Grupi hetimor shprehet se ka dyshime të forta që vajzat të kenë pasur kontakte me një grua të një tjetër sekti fetar pas shkëputjes nga “Dëshmitarët e Jehovait” dhe nga “Kisha Ungjillore”.

Ndërkohë Blerta është shprehur se ajo me nënën dhe motrën ishin shkëputur nga sektet fetare dhe vijonin ritualin për ringjalljen e motrës së saj Anisës duke u bazuar tek librat e shenjtë.

Lexo me shume: