Aktualitet

KPK merr vendimin e Vetting për Elisabeta Imeraj-n: Akuzat se përgjoi një vëzhgues të huaj të bazuara në një letër anonime

KPK merr vendimin e Vetting për Elisabeta Imeraj-n: Akuzat se përgjoi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka publikuar vendimin në faqen zyrtare, ndaj akuzave të ish vëzhguesit ndërkombëtar Hans Kijlstra për drejtuesen e prokurorisë së Tiranës se ka kryer përgjime të paligjshme. Sipas KPK, nuk ka asnjë provë apo indicie për përgjime të paligjshme nga ana e prokurores Elisabeta Imeraj.

KPK merr vendimin e Vetting për Elisabeta Imeraj-n: Akuzat se përgjoi

KPK konstaton gjithashtu se nga asnjë institucion ligjzbatues në Shqipëri nuk rezulton asnjë lloj e dhëne, prove apo indicie që të lidhë subjektin e rivlerësimit me pretendimin e ngritur për vëzhgime apo fotografime të mundshme të ish vëzhguesit ndërkombëtar.

Për vërtetimin e faktit të pretenduar është denoncimi i paraqitur nga Rrahim Shehu, i depozituar pranë Komisionit me 24 gusht 2020. Nga hetimi administrativ nuk rezultoi të administrohet asnjë fotografi, apo përgjim për ish vëzhguesin Hans Kijlstra–tashmë i larguar nga ONM, i cili kishte lënë disa vëzhgime bashkë me informacionin e siguruar nga dy burime, një shqiptar dhe një i huaj, që pretendohej se Elisabeta Imeraj kishte vënë njerëz ta ndiqnin dhe ta fotografonin, përfshirë pretendimin se kishte foto kompromentuese ndaj tij.

Pretendimet në denoncimin e Rrahim Shehut, sipas KPK nuk kanë asnjë të dhënë apo fakt. Rezulton gjithashtu që ish vëzhguesi Kijlistra ta ketë adresuar shqetësimin e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri në asnjë nga agjencitë kompetente për ndjekjen e rastit, si ne polici apo prokurori.

Një ndër pretendimet e tjera të ngritura ndaj kryeprokurores së Tiranës ishte edhe lidhur me ndikimin ndaj trupës së gjyqtarëve të KPK-së. Por edhe ky pretendim nuk rezultoi në asnjë provë nga ana e trupës së KPK-së.

"Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është një organ i krijuar me Kushtetutë dhe ligj, për të bërë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Kushtetuta dhe ligji kanë dhënë mundësinë që një organ i tillë, e për pasojë dhe çdo trupë gjykuese që merr në shqyrtim një çështje, për çdo subjekt rivlerësimi të ketë pavarësinë në dhënien e çdo vendimi. Çdo veprim i Komisionerëve gjatë ushtrimit të detyrës ka në bazë të veprimtarisë së tij paanësinë objektivitetin dhe përgjegjshmërinë. Edhe në rastin e komisioneres së dorëhequr, qëndrimi i shprehur prej saj në formë të shkruar, si dhe qëndrimi i mbajtur prej saj, gjatë pyetjeve të bëra për arsyet e heqjes dorë, e lidhin kërkesën për heqjen dorë, me faktin se komisionerja e ka humbur elementin thelbësor në vendimmarrje ‘të qenurit objektiv’, për procedurën e rivlerësimit të subjektit E.I”, thuhet në vendimin e KPK-së, i marrë me një 1 prill të këtij viti.

Vendimi i plotë këtu.

Para pak ditësh, Elisabeta Imeraj e emëruar në krye të prokurorisë së Tiranës është tërhequr nga kandidimi për në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsionit. Imeraj ka zgjedhur që të qëndrojë në krye të Prokurorisë së Tiranës.

*Tiranapost.al.