Aktualitet

Hidhet nga kati i 7-të i pallatit, ndërron jetë 40-vjeçarja

Hidhet nga kati i 7-të i pallatit, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetitn e Tiranës, ku një 40-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 7-të i pallatit ku banonte.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Informacion paraprak:

Më datë 28.10.2020, rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”, dyshohet se është vetë’hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte, shtetasja M.B., 40 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.